
Selia e Tiranes
Selia e Tiranes drejtohet nga njeri prej ortakeve themelues te Studios: Av. Emanuele Ferretti i cili eshte rezident ne Shqiperi qe nga shtatori i vitit 2004, ku ka kryer deri ne shtator te 2007 aktivitete bashkepunimi nderqeveritare ndermjet Italise dhe Shqiperise ne fushen e Mbrojtjes .
Aktiviteti i selise se Tiranes lindi dhe u zhvillua, ne kuader te qellimit te pergjithshem e strategjik te Studios, krijimi i nje “Studio te se drejtes shqiptare me karakter europian”.
Stafi i studios se Tiranes eshte i perbere nga profesioniste shqiptare te kualifikuar te cilet kane studiuar jashte vendit dhe kane kryer aktivitete me nje nivel te larte profesional ne fushen kombetare dhe nderkombetare.
Aktiviteti zhvillohet ne sinergji te plote me dy selite e tjera italiane te Studios Ligjore dhe paraqitet si nje pike referimi e qendrueshme ne kuadrin e procesit te nderkombetarizimit te sipermarrjeve dhe per zgjidhjen e çeshtjeve te rendesishme si gjygjesore ashtu dhe jashtegjygjesore ne lidhje me personat fizike dhe juridike te se drejtes shqiptare, italiane dhe nderkombetare.