
Sherbime globale dhe nderdisiplinore
Studio i kushton nje vemendje te veçante dhenies se konsulences shoqerive ne te gjitha fushat e te drejtes se biznesit: duke filluar nga mbeshtetja per krijimin dhe delokalizimin e nje sipermarrje te re e deri ne asistencen qe i jepet sipermarrjeve tashme ekzistuese ose projekteve te zhvillimit te aktiviteteve, si ne Itali ashtu dhe ne Shqiperi.
Objektivi i saj eshte ti beje balle nevojave profesionale te sipermarrjeve qe operojne ne Shqiperi duke i ofruar atyre - nese jane te interesuara - paketa sherbimi konsulence qe te perfshijne asistence ligjore, fiskale, kontabilitet dhe te drejten e punes.
Per sa me siper, pikerisht per t’iu pergjigjur kerkesave konkrete qe vijne nga nje treg gjithmone dhe me konkurrues, i cili kerkon zgjidhjen e problematikave komplekse te nje spektri te gjere.
Bashkepunon me nje rrjet te dendur aleancash me partner italiane dhe shqiptare, me eksperte ne sektoret qe kane te bejne me sipermarrjet, taksat, çeshtje teknike, advisory e broker, ekonomiste, konsulente te punes, eksperte ne fushen doganore, per çertifikimin e cilesise, ambientit dhe sigurise, inxhinjere dhe arkitekte, puna e te cileve eshte e koordinuar nga Studio ne funksion te arritjes se objektivit strategjik i percaktuar nga klienti, ne nje optike perqasjeje te shume disiplinave, i karakterizuar nga nje vleresim i kujdesshem i te gjitha aspekteve te transaksioneve.
Kjo perqasje ben te mundur dhenien e nje mbeshtetje te nevojshme per te perballuar ne menyre organike dhe me nje vizion te plote e te bashkuar :
- Operacione komplekse per krijimin e shoqerive ose delokalizimi i ndermarrjeve qe kerkojne nje planifikim strategjik te operacioneve te kerkimit, analiza, programim i objektivave profesionale te paracaktuar.
- Konsulenca e administrimit te ndermarrjes qe tashme ekziston, e cila ka si qellim te jape nje prodhim konform ligjeve ne fuqi dhe te zhvillimeve te sugjeruara nga tendenca e tregut.