
“Ferretti, Ippolito & Partners”, lind si nisme e dy themeluesve te saj me qellim orientimin e e eksperiencave te tyre profesionale ne krijimin e nje “strukture-ure” autentike ndermjet Italise dhe Ballkanit, me seli ne Rome, Tirane dhe Taranto, te cilat jane ne raport te perditshem sinergjie, ne mbeshtetje reciproke strategjike dhe operative.
Angazhimi i studios eshte i orientuar te ofroje konsulence jo vetem shoqerive shqiptare te interesuara te zhvillojne raporte tregtare ne nivel kombetar dhe nderkombetar por edhe shoqerive italiane qe kane si synim te ndermarrin aktivitete sipermarrjeje ne Shqiperi.
Studio eshte nje pike bashkimi i kompetencave shumevjeçare te maturuara nga profesioniste te zgjedhur, italiane dhe shqiptare, dhe eshte e gatshme te marre persiper detyra dhe funksione te nje spektri te gjere, ne gjendje ti ofroje asistence klienteles se saj, nepermjet konsulences dhe asistences ne administrimin e raporteve juridike, duke i kushtuar nje vemendje te veçante kujdesit te aspekteve qe kane te bejne me parandalimin si edhe me dhenien e ndihmes gjygjesore, nese eshte e nevojshme.
Eshte konsulente e shume shoqerive dhe personave fizike dhe ofron asistence per zgjidhjen e mosmarreveshjeve si edhe per lidhjen e kontratave publike e private.